KQZ: Janë rinumëruar 312 nga 552 vendvotime

KQZ: Janë rinumëruar 312 nga 552 vendvotime

Procesi i rinumërimit të vendvotimeve në Komisionin Qendror Zgjedhor është duke vazhduar. Deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 312 nga 552 vendvotime, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai njoftoi se gjatë ditës do të prezantohen më shumë detaje të progresit të aktiviteteve që po zhvillohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas planifikimeve, ky institucion pritet që të shtunën në mbrëmje të përfundojë me rinumërimin e këtyre vendvotimeve dhe t’i hap rrugë numrimit të votave me kusht dhe votave të diasporës./Insajderi.com