Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e katërt për media gjatë ditës së sotme kur u mbajtën edhe zgjedhjet e parakoshme parlamentare, kanë dhënë detajet e fundit për garën e sotme zgjedhore, njofton Insajderi.
Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka në këtë konferencë ka bërë të ditur se numri i votuesve në këto zgjedhje është më i vogël se ai zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019.
Daka tutje njoftoi se zgjedhjet e sotme kanë treguar një shembull se si duhet të organizohen ato, ndërsa nga ky moment ka filluar edhe afati 24-orësh për ankesa dhe parashtresa për partitë politike.
“Sot Kosova tregoi shembull se si duhet të organizojë zgjedhje pavarësisht situatës së krijuar nga poandemia”.
“Njofton se nga ora 19:00 ka filluar afati 24-orësh për ankesa dhe parashtresa për të gjitha partitë politike”. /Insajderi.com