KQZ ka akredituar 30 mijë vëzhgues për zgjedhje

KQZ ka akredituar 30 mijë vëzhgues për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 30 mijë vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen të dielën (14 shkurt), njofton Insajderi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se në mesin e vëzhguesve 18 janë nga ambasadat e huaja.

“KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues.

Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar: 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues”, ka shkruar Elezi në Facebook./Insajderi.com