“KQZ ka shkelur privatësinë e votuesve të diasporës”

“KQZ ka shkelur privatësinë e votuesve të diasporës”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po akuzohet se ka shkelur privatësinë e votuesve nga diaspora, duke ju dërguar email në grup pa marrë aprovimin e tyre paraprakisht, njofton Insajderi.

Një votues nga diaspora ka publikuar në Facebook një email të cilin thotë se e ka pranuar nga KQZ-ja, ndërsa ka shkruar “pos email adresës sime, aty janë bashkëngjitur edhe qindra email adresa të personave të tjerë. Kjo është shkelje e privatësisë nga KQZ”.

Ndaj këtij veprimi të KQZ-së ka reaguar juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila ka konsideruar që ky veprim është shkelje flagrante e privatësisë së shumë votuesve në diasporë.

“KQZ në mënyrë flagrante e paska #shkelë #privatësinë e shumë votuesve në diasporë duke ju shkruar në grup. KQZ nuk ka të drejtë të dërgojë e-maila në grup sepse në këtë mënyrë i bën publik email-adresat, pa aprovim paraprak nga votuesit”, ka shkruar Kusari në Facebook./Insajderi.com

KQZ në mënyrë flagrante e paska #shkelë #privatësinë e shumë votuesve në diasporë duke ju shkruar në grup.
KQZ nuk ka të…

Posted by Flutura Kusari on Wednesday, January 13, 2021