Qëllimi i këtij Memora" />

KQZ marrëveshje me KEDS-in që ditën e zgjedhjeve të ketë rrymë

KQZ marrëveshje me KEDS-in që ditën e zgjedhjeve të ketë rrymë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkruan sot Memorandumin e bashkëpunimit me kompaninë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS).

Qëllimi i këtij Memorandumi sipas një njoftimi për media është përcaktimi i kushteve dhe mënyrës së bashkëpunimit lidhur me furnizim me energji elektrike për nevoja të KQZ-së, gjatë procesit të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Nënshkrimi i Memorandumit do të bëhet nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe drejtori i përgjithshëm i KEDS-it George Karagutoff.