KQZ mban sot mbledhjen e radhës, pritet zëvendësimi i Vjosa Osmanit në Kuvend

KQZ mban sot mbledhjen e radhës, pritet zëvendësimi i Vjosa Osmanit në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje pritet të rekomandohet kandidati i radhës për deputet që do të zëvendësojë Vjosa Osmanin, pasi kjo e fundit mori postin e presidentes së shtetit.

Lajmin për Insajderi-n e konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 7 prill, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbanë mbledhjen e radhës. Do të rekomandohet kandidati i radhës për deputet që do të zëvendësojë znj. Osmani”, ka thënë Elezi.

Vendin e Osmanit në Kuvendit e Kosovës pritet ta zë deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi i cili në zgjedhjet e 14 shkurtrit ka arritur të sigurojë pesë mijë e 921 vota. /Insajderi.com