Sekretariati i KQZ-së është në procesin e vlerësimit të zotësisë juridike të votuesve të cilët kanë aplikuar për të votuar si votues nga jashtë vendit, njofton Insajderi.
Kryeshef Ekzekutiv i këtij institucioni, Burim Ahmetaj, ka dhënë shifrat për votuesit e regjistruar deri më tani dhe ata që janë verifikuar.
“Nga baza aktuale e të dhënave janë 178,026 aplikues nga jashtë vendit, ndërsa vlerësimi i zotësisë juridike është bërë për 13,657 aplikues apo 77,88 për qind të aplikacioneve që janë të regjistruara. Të aprovuara janë 127,639 aplikacione dhe në pritje për aprovim janë 10,964”, tha Ahmetaj.
Ai në mbledhjen e KQZ-së ka treguar se nga qendra e thirrjeve janë realizuar 48, 712 thirrje deri më tani dhe se nga kjo shifër 41,131 janë të konfirmuara. 115 aplikues kanë deklaruar se s’janë ata që figurojnë në data bazë.
Ahmeti njoftoi se 8466 persona s’e kanë hapur telefonin, por se janë në proces e sipër për provuar t’i kontaktojnë sërish.
Për këtë punë janë shtuar linja telefonike dhe tani janë në funksion 33 linja telefonike./Insajderi.com