KQZ: Mbi 8 mijë votues në diasporë janë telefonuar deri tani

KQZ: Mbi 8 mijë votues në diasporë janë telefonuar deri tani

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka deklaruar se deri më tani nuk kanë ndonjë ngecje lidhur me verifikimin e votuesve nga diaspora, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur ai në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, deri më tash kanë telefonuar mbi tetë mijë votues.

“Mbi 8 mijë votues janë telefonuar. Nuk kemi ndonjë problem teknik. Do të thërrasim disa herë, derisa të marrim verifikimin”, tha Ahmetaj.

Ai tutje theksoi që në mbledhjen e radhës të KQZ-së, do të dalë me një raport të detajuar rreth verifikimit të votuesve. /Insajderi.com