KQZ mblidhet sot për të diskutuar rreth zgjedhjeve në Podujevë

KQZ mblidhet sot për të diskutuar rreth zgjedhjeve në Podujevë

Në ora 13:00 do të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të diskutuar rreth mbajtjes së zgjedhjeve në Komunën e Podujevës.

KQZ përmes një komunikate për media ka bërë të ditur temën e cila do të diskutohet.

Rendi i ditës për këtë mbledhje është:

Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes 38 dhe 39.2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së.

Njoftim lidhur me raportin e vlerësimit të materialeve zgjedhore dhe implikimet buxhetore pas shtyrjes së zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës. Raport i Këshillave të KQZ-së:
Këshilli për Çështje Ligjore – Shqyrtimi dhe miratimi i interpretimit ligjor, lidhur me rekomandimin e Zyrës për Regjistrim e Partive Politike dhe Certifikim për publikimin e raporteve vjetore financiare të Partive Politike për vitin 2019.– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrim të partisë politike Yenilikçi Türk Hareket Partisi’ (YTHP).– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndërrim të logos të partisë politike Partia Socialdemokrate (PSD).– Shqyrtimi dhe aprovimi i Udhëzimit Administrativ nr. 01/2020 për Publikimin dhe Përditësimin e Informatave në Ueb Faqen e KQZ-së dhe Procedurës për Publikimin dhe Përditësimin e informatave në Ueb Faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Të ndryshme. /insajderi.com