KQZ merr vendim për rinumërimin e 23 vendvotimeve

KQZ merr vendim për rinumërimin e 23 vendvotimeve

Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim për rinumërimin e tetë vendvotimeve për kryetarë komunash dhe 15 për kuvende komunale, të cilat nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta, për shkak të problemeve të ndryshme, përcjell Shqip.com.

Në mbledhjen e mbajtur të KQZ-së u bë e ditur se procesi i numërimit të këtyre vendvotimeve do të bëhet pasditen e së enjtes në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Mbledhja e KQZ-së.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka kërkuar sqarime lidhur me gabimet në procesin e numërimit të rezultateve.

“Për gjitha këto sqarime dhe rekomandime, po dua me ditë pse çdo herë këso lloj gabime po ndodhin. A po bëhen qëllimisht apo jo”, tha ai.

Ndërkaq, në QNR pritet që gjatë kësaj jave të fillojë edhe numërimi i votave me kusht, personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura përmes postës.

Lexo edhe:
Gjatë kësaj jave pritet të përfundojë numërimi i votave në QNR

Kurse, lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, KQZ ende nuk ka dhënë asnjë datë të saktë.

Ndryshe, të dielën, më 17 tetor, janë mbajtur zgjedhjet lokale, kurse raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 14 nëntor./SHQIP.com