KQZ ndanë mjetet financiare për fushatën në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

KQZ ndanë mjetet financiare për fushatën në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

Është mbajtur mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’u vendosur shkurtimi i shpenzimeve të subjekteve politike për fushatën zgjedhore në Podujevë e Mitrovicë të Veriut.

29 Nëntori do të jetë data kur qytetarët e Podujevës e Mitrovicës së Veriut do të vendosin për kryetarët e tyre të cilët do të qeverisin deri në fund të vitit 2021.

KQZ-së mori vendim se në zgjedhjet e Podujevës shuma e kufizuar e shpenzimeve të jetë 43.931.5 euro.

Ndërsa në Mitrovicën e Veriut shuma të kufizohet në 11.590 euro për subjektet që do të kandidojnë në zgjedhje.

Kohëzgjatja e fushatës do të jetë pesë ditore, si mundësi për të bindur votuesit për atë që quhet vendimtare; kutia e votimit. /Insajderi.com