KQZ ndërron logon

KQZ ndërron logon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar logon e re në të cilën shkruan “ Vullneti Yt” për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 11 qershor 2017.

KQZ, në faqen zyrtare në Facebook, ka publikuar logon e re ku si slogan më poshtë kanë shkruar “Vullneti Yt”. KQZ me këtë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për votim më 11 qershor dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre.

Të premten KQZ ka bërë hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, ndërsa fushata elektorale zyrtarisht pritet të filloj më 31 maj dhe do të zgjasë 10 ditë.