Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se 47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore, janë shpallur fajtorë në tri vitet e fundit, transmeton Insajderi.
Elezi në një konferencë për media, theksoi se se 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë probleme me ligjin.
“Nga përgjigjja që kemi marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, rezulton se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën “Q”, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit. Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 080, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”, konfirmoj zëdhënësi i KQZ-së.
Elezi nuk ka publikuar emrat e këtyre kandidatëve duke theksuar se kjo çështje u mbetet partive politike. /Insajderi.com