KQZ pranon mbi 43 mijë pako me fletëvotime

KQZ pranon mbi 43 mijë pako me fletëvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka pranuar 43 mijë e 477 pako me fletëvotime, që janë dërguar me postë nga qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit, transmeton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se pranimi i këtyre pakove është bërë nën përcjelljen e forcave të rendit.

“Pranimi i këtyre pakove është bërë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare të akredituara”, tha Elezi, raporton REL.

Më herët KQZ-ja ka njoftuar se për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, 103,582 qytetarë jashtë Kosovës u është mundësuar e drejta e votimit.

Për zgjedhjet e 14 shkurtit, të drejtë vote kanë 1.794.862 persona. /Insajderi.com