KQZ refuzon 9 mijë e 49 vota nga 31 mijë e 375 të proceduara nga diaspora

KQZ refuzon 9 mijë e 49 vota nga 31 mijë e 375 të proceduara nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë refuzuar nëntë mijë e 49 vota të ardhura nga janë nga gjithsej 31 mijë e 375 vota të procedura, ndërkaq janë aprovuar 22 mijë e 326 vota.

Sipas KQZ-së deri më tani janë numëruar 19 mijë e 668 pako nga diaspora, derisa dy mijë e 659 të tjera janë refuzuar.

Burim Ahmetaj nga sekretariati i këtij komisioni, ka thënë se është duke vazhduar skanimi i rezultateve edhe për dy komuna.

“Është duke vazhduar procesi i skanimit të rezultateve që kanë mbetur edhe dy komuna. Nga shërbimi votues nga 19 mijë pako të vlerësuara deri më tani janë aprovuar mbi 22 mijë zarfe të refuzuara janë pjesa tjetër dhe të procesuar janë mbi 31 zarfe nga 19 mijë pako”, ka thënë Burim Ahmetaj.

Ndërsa, Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sqarim rreth asaj se a ka ende në postat e Kosovës pako të supozuara me vota nga diaspora, në emër të KQZ-së.

“Nëse ka pako që ka ardhur në emër të KQZ në postat e Kosovës, KQZ duhet ti marr. A numërohen a jo ajo është çështja tjetër. Nuk është posta pronare, por KQZ është pronare e atyre pakove”, ka thënë Kurteshi. /Insajderi.com