
Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se rinumërimi i 134 vendvotimeve do të mbyllet sot.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është duke vazhduar procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, përmbyllet gjatë ditës, pasi kanë mbetur edhe një numër i vogël që janë në proces”, tha Elezi.
Ai ka shtuar se janë në pritje edhe të vendimit nga Gjykata Supreme për ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.
“KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë ai. /Insajderi.com