
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka rritur kapacitetet në Qendrën e Numrimit dhe të Rezultateve, njofton Insajderi.
Kjo rritje po bëhet në mënyrë që të dalin sa më shpejt përfundimet e rezultateve përfundimtare sa i përket rinumërimit të votave.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se do të punohet me 40 tavolina numërimi, 12 më shumë sa ishin gjerë të martën.
Ai ka shtuar se në orën 15:00 do të mbajë konferencë për media në QNR për të njoftuar në lidhje me progresin e punës. /Insajderi.com