Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë rekomandim lidhur me vendimin për 47 kandidatët për deputetë të cilët janë të dënuar brenda tri vjetve të fundit, njofton Insajderi.
Këtë e kumtoi kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, në mbledhjen e tetë të mbajtur sot nga ora 14:00.
Ajo tha se ndonëse ende i paqartë, dokumenti i Zyrës për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike ka rekomanduar që të certifikohen të gjithë kandidatët për deputetë.
“Fatkeqësisht nuk e kemi të qartë nga rekomanidimi që na ka ardhë se kush i përmbushë kërkesat dhe kush jo. Rekomandimi na thotë që praktikisht që të certifikohen të gjithë kandidatët. Pra, subjektet politike që i kanë zëvendësuar kandidatët e tyre me të drejt mund të ndryshojnë me ata që kanë qenë fillimisht”, ka thënë Daka.
Ndërkaq, Yll Buleshkaj nga kjo zyre tha në mbledhje se të gjitha partitë politike i kanë plotësuar kushtet për certifikim, por se kanë paqartësi në nenin 29.
“Të gjitha subjeket i kanë plotësuar kushtet për certifikim. Pra, kemi rekomanduar certifikimin e tyre ashtu siç kanë aplikuar. i plotësojnë të gjitha kushtet nga neni 29. Qasja jonë është e gjithëpërfshirjes sepse skemi kapacitet që t’i vlerësojmë saktë. Si Zyre kurdo që hamendësohemi për një cështje, sidomos për një të drjetë bazike të kandidimit, më shumë jemi për gjithëpërfshirje, para largimit. Për Zyrën të gjithë i kanë plotëusr kushtet dherekomandimi është i qartë”.
“Zyra e ka një kompetencë të caktuar. Unë kam dhënë rekomandim për zëvendësim që ndonjëra parti e ka bërë, ndonjëra s’e ka bërë. S’mund të them që të largohen disa kandidatë pa qenë i sigurt juridikisht”, tha ai. /Insajderi.com