KQZ thotë se nuk është e njoftuar me të gjitha parregullësit

KQZ thotë se nuk është e njoftuar me të gjitha parregullësit

Në konferencën e dytë për media Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në krye me Valdete Dakën, nuk ka qenë e informuar me të gjitha problemet që kanë ndodhur nëpër qendra të votimit.

Ajo është pyetur për përleshjen që ka ndodhu në Graçanicë dhe për procedurën e votimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Ajo është shprehur se nuk ka qenë e informuar deri më tani për këto parregullsi, ndërsa për votimin e Mustafës Daka ka thënë se ajo është përgjegjësi e qendrës së votimit.

“Ne nuk e kemi këtë informatë ndërsa komisioni komunal e banë përgjegjësin për lidhje me votimin e ish-kryeministrit”, ka thënë Daka. /Insajderi.com