Nuk keni nevojë që ta keni vërtetimin e vaksinës anti-COVID për të votuar më zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Por, kjo nuk vlen për komisionarët dhe vëzhguesit të cilët duhet domosdoshmërisht ta kenë dëshminë që janë të vaksinuar.
Kështu ka thënë, Valmir Elezi, gjatë një interviste për Ekonominë Online, të shtunën.
“Në vendvotim do të vendosen edhe dezinfektuesit, të cilët do t’i shërbejnë votuesve për t’i dezinfektuar duart në hyrje dhe dalje të vendvotimit”, ka thënë Elezi.
Deri më tash në Kosovë mbi 802 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Ndërsa, 541 mijë e 431 kanë kryer procesin me të dy dozat.
E për të hyrë në kafene si dhe në qendra tregtare duhet të jeni të vaksinuar.
Por e njëjta nuk do të vlejë edhe për procesin e votimit. /Insajderi.com