Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje ka njoftuar se do të rinumërohen 303 vendvotime.
Ndërsa, sot në ora 16:00 do të filloj rinumërimi.
Valmir Elezi, nga KQZ, ka thënë se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, në Fushë Kosovë do të përfundoj ky proces.
Kujtojmë se , Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma për Kosovën po kërkojnë rinumërimin e të gjitha kutive të votimit.