KQZ tregon për numërimin e votave me kusht dhe postë

KQZ tregon për numërimin e votave me kusht dhe postë

Krye-shefi ekzekutiv i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë të ditur se para numërimit të votave me kusht dhe me postë janë disa procese të tjera për shkak të materialit të ndjeshëm.

“Pas procesit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotim, i gjithë materiali paketohet dhe dërgohet në QNR. Pranimi i materialit nga të gjitha komunat ka ndodhur me datën 15 shkurt, në orët e hershme të mëngjesit dhe ka vazhduar deri në mesnatë”, tha ai në Klan Kosova.

Tha se brenda disa ditëve pritet të fillojë numërimi.

“Kemi shumë procese tjera për t’i kompletuar. Bëhet fjalë për skanimin e listës përfundimtare të votuesve e cila është procesi i parë që bëhet”.

“Pastaj, do të fillojë regjistrimi i të gjithave votave me kusht dhe do të kontrollohen të gjitha të dhënat e votuesve që kanë votuar në ditën e zgjedhjeve  në mënyrë që të fillojë numërimi i votave me postë dhe me kusht”. /Insajderi.com