KQZ tregon përqindjen e daljes së votuesve deri në ora 11

KQZ tregon përqindjen e daljes së votuesve deri në ora 11

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën për pjesëmarrje në votim deri në orën 11:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut, njofton Insajderi.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se “deri në ora 11:00 në komunën e Podujevës kanë votuar 8.27% ndërsa në Mitrovicë të Veriut 12.62%”.

“Ju njoftoj se deri në këto momente që po flasim, procesi zgjedhor në këto dy komuna është duke u zhvilluar normalisht dhe nuk ka pasur deri më tani ndonjë lajmërim për parregullësi gjatë votimitDuke u mbështetur në të dhënat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, deri në orën 11:00 kanë votuar 8.27% e votuesve apo 7 mijë e 223 votues nga 87 mijë e 381 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën orë kishin votuar 7 mijë e 658 votues apo 9.1%”.

“Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut, deri në orën 11:00 kanë votuar 12.62% e votuesve apo 2 mijë e 942 votues nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 324 votues apo 15.2%.”

Konferenca e radhës është në orën 15:30 dhe ka të bëjë lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë si dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00./Insajderi.com