KQZ tregon sa është numri i votave me kusht

KQZ tregon sa është numri i votave me kusht

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar se numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400 vota, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150.

Elezi ka treguar se këto vota do të krahasohen me votuesit e rregullt dhe atëherë do të jetë e qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen.

“Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150. Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të kemi të qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve të cilat kanë pasur kryesisht probleme teknike.

Deri më tani në QNR, nga 530 vendvotime janë rinumëruar 430 vendvotime apo 81.29% e votave.