KQZ tregon sa vendvotime janë rinumëruar dhe sa kanë mbetur

KQZ tregon sa vendvotime janë rinumëruar dhe sa kanë mbetur

Rinumërimi i 1 mijë e 407 vendvotimeve është duke vazhduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 140 vendvotime.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së diele, 17 nëntor, janë rinumëruar 140 vendvotime. Pra, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është 573 vendvotime apo rreth 41%”, ka thënë Elezi.

Elezi ka shtuar se për tu rinumëruar kanë mbetur edhe 834 vendvotime.

Kujtojmë se ky rinumërim vije pas vendimit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).