Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se si do të mund të votojnë personat e infektuar me Coronavirus në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, njofton Insajderi.
Ky komision do t’iu dërgojë ekipet lëvizëse në shtëpitë e tyre për t’iu mundësuar votimin të gjithë votuese që i takojnë periudhës 15 nëntor-26 nëntor, por KQZ-ja ka bërë një paralajmërim që kurrsesi të mos tentojnë të shkojnë për të votuar edhe në vendvotimin e tyre.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka njoftoi se votuesit të cilët janë të infektuar me COVID-19 në rast se pasi kanë votuar përmes ekipit lëvizës nga shtëpia e tyre ku janë në karantinë do të dalin të votojnë edhe në vendvotim, atëherë do të bënin dy vepra penale.
Ky sqarim u bë në mbledhjen e KQZ-së, në të cilën u bë e ditur se materialet zgjedhore janë dërguar në dy komunat dhe ato do të shpërndahen për në vendvotime sipas planifikimeve në ditën e zgjedhjeve. /Insajderi.com