KQZ vonohet me raportet financiare të partive politike

KQZ vonohet me raportet financiare të partive politike

Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka pranuar një javë më herët nga Kuvendi 118 raporte financiare të partive politike, ato ende nuk janë bërë publike në uebfaqen e këtij Komisioni, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike ka kërkuar që publikimi të bëhet sa më shpejt, në KQZ kanë thënë se do t’i publikojnë sa më shpejt që të munden. Arsyeja e mospublikimit të tyre, sipas KQZ-së, është teknike.

Drejtoresha e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ, Miradije Mavriqi, ka thënë se janë duke u marrë me konvertimin e raporteve nga programi i Ëord-it në atë të PDF. “Ne i kemi pranuar ato në kopje fizike, të gjitha 118 raporte, gjithashtu auditori i ka dorëzuar në formë elektronike në Ëord, tash zyrtarët e IT janë duke i kthyer në PDF”, ka thënë Mavriqi, duke shtuar se arsyeja e vonesës është edhe fakti që nuk kanë punuar në vikend dhe që dita e hënë e kësaj jave ka qenë festë.