Krahasimi me zgjedhjet e kaluara, votat që fituan pesë partitë e mëdha

Krahasimi me zgjedhjet e kaluara, votat që fituan pesë partitë e mëdha

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë një krahasim të votave që kanë fituar pesë partitë e mëdha politike në vend në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit, dhe në ato të kaluarat të 6 tetorit 2019, njofton Insajderi.

Cakolli po ashtu ka publikuar në Facebook krahasimet për mandatet e fituara nga subjektet politike kryesore në dy palë zgjedhje.

Siç shihet edhe në grafikone, LVV-ja është subjekti i vetëm që ka shënuar rritje në zgjedhje.

Nga 29 mandate që kishte në zgjedhjet e kaluara, tani ka fituar 58 mandate në Kuvendin e Kosovës, pra ka arritur të marrë dyfish më shumë vota se në zgjedhjet e 2019-tës.

“Këto janë krahasimet e votave dhe mandateve të fituara nga subjektet politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2019 dhe ato të këtij viti.

Siç mund të shihet në grafikonet e mëposhtme, LVV është subjekti i vetëm që ka shënuar rritje prej 98% në vota. Ndërsa, subjektet tjera kanë shënuar rënie në vota, që varion nga -17% (PDK) deri në -46% (LDK), e madje edhe -48% (NISMA)”, ka shkruar ai./Insajderi.com

Këto janë krahasimet e votave dhe mandateve të fituara nga subjektet politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2019 dhe ato…

Posted by Eugen Cakolli on Thursday, March 4, 2021