Frashër Krasniqi e Zgjim Hyseni u dënuan me nga 100 euro

Frashër Krasniqi e Zgjim Hyseni u dënuan me nga 100 euro

Frashër Krasniqi e Zgjim Hyseni janë arrestuar të premten nga Policia e Kosovës e më pas u dënuan me nga 100 euro.

Kjo pas aksionit të Partisë Socialdemokrate në kundërshtim të deklaratave të të dërguarit të Bashkimit Evropian për Dialogun i cili kërkoi “ndryshimin e Kushtetutës për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Në Klan Kosova, Hyseni tha se “nuk e dinë nëse do ta paguajnë gjobën prej 100 eurosh.

“Neve na është shqiptuar dënimi prej 100 eurosh për vandalizëm – 100 euro për secilin. Nuk e di nëse do t’i paguajmë, besoj se dënimi nuk është i drejtë dhe do të ushtrojmë ankesë karshi tij”, tha ai.

Hyseni po ashtu tregoi se kanë qenë të ndalur në Policinë e Kosovës për rreth 1 orë.

“Nuk mund të them nëse kemi qenë të arrestuar apo të ndaluar, por kemi qëndruar atje për rreth 1 orë e gjysmë”. /Insajderi.com