Krasniqi – Abdixhikut: Mos ofendo, e mos shpif

Krasniqi – Abdixhikut: Mos ofendo, e mos shpif

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve të LDK-së, Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani, shkruan Periskopi.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për rishikimin e projektligjit të buxhetit, Krasniqi tha se në Kuvend nuk duhet të ofendohet e të shpifet.

“Në kuvend duhet me rujt një minimum të moralit. Mos me ofendo e me shpif edhe mos me u rrit tu i ofendu të tjerët”, tha Krasniqi.

Ai i reagoi deputetit të LDK’së, Lumir Abdixhikut, të cilin e cilësoi si të ri në raport me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn.

“Këta jurishnikat e rendit të parë po u përshtat këtyre të rinjve të LDK’së. Marrin turr shumë e kanë efekt të vogël koxha shumë. Po po ju kallxoj që i vogli nuk mundet me i ba i madh, tu u kap me të madhin. Kot e ka. Këta munden me fol për Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn. Po këta karrierën e kanë ba tu e luftu Serbinë”, tha Krasniqi