Krasniqi deklarohet i pafajshëm: Nuk kam asnjë faj të vetëm, nuk e di si ta them ndryshe

Krasniqi deklarohet i pafajshëm: Nuk kam asnjë faj të vetëm, nuk e di si ta them ndryshe

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në seancën e parë të gjyqit në Hagë, ka thënë se deklarohet jo-fajtor, njofton Insajderi.

Edhe pse ishte paraqitja e tij e parë para gjyqit, Krasniqi ka vendosur të deklarohet i pafajsëhm, duke thënë se nuk ka asnjë faj të vetëm.

“Unë deklarohem jo-fajtor, nuk kam asnjë faj të vetëm, nuk e di si ta them ndryshe”, thotë ai.

Madje, ai ka thënë para gjykatësit që nuk i duhet avokati meqë nuk mban përgjegjësi për asnjë nga veprat me të cilat ngarkohen përmes aktakuzës.

“Unë fillimisht nuk kam menduar që të marr avokat mbrojtës, dhe atë nuk e kam marrë me vullnetin tim as me bindjen time se më duhet avokati, por ishte dëshira e familjes dhe shokëve që të kem avokat dhe e pranova, përndryshe jam i bindur që nuk më duhet avokati. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem, as të veprimit, as të mosveprimit. Detyra ime ka qenë publike, kryesorja ka qenë zëdhënës i UCK-së”, deklaroi Krasniqi. /Insajderi.com