Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Vasfijë Krasniqi, ka thënë se do të punojë pa u ndalur për misionin që e pret, njofton Insajderi.
Kështu është shprehur ajo me anë të një postimi në Facebook, ku theksoi se do të jetë zë i fuqishëm institucional i të mbijetuarve.
“Në këto ditë, kam marrë me mijëra e mijëra mesazhe, urime, përshëndetje, nxitje, mbështetje, për të qenë vetvetja në misionin që më pret, zëri i fuqisheëm institucional i të mbijetuarve. Ju falenderoj të gjithëve, një për një. U premtoj se do të jem ai zë që doni ta dëgjoni, do të punoj e luftoj për drejtësinë që na përket e që duhet ta arrijmë”, ka shkruar ajo.
Krasniqi-Goodman është një nga 50 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që kanë arritur të marrin më së shumti vota në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit. /Insajderi.com