
Në këtë legjislaturë Kuvendi i Kosovës shpesh ka pasur probleme nëpër seanca për shkak të problemit me numrat.
Numri i kufizuar i deputetëve të partive në pushtet ma bërë që shumë prej seancave të nisin dhe të mos përfundojnë për një kohë.
Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Jakup Krasniqi, problemi qëndron te papërgjegjësia politike e të zgjedhurve të popullit.
“Problemi qëndron te papërgjegjësia politike e të zgjedhurve të popullit dhe të mungesa e numrave për vendimmarrje”, ka thënë ai në një intervistë për Bota Sot.
Deri të kjo, sipas Krasniqit, ka ardhur nga monopoli politik që e kanë krijuar liderët në përcaktimin e kandidatëve për deputetë.
“Papërgjegjësia është prodhim i liderëve të gjithëpushtetshëm të cilët vazhdojnë të kenë monopol në caktimin e kandidatëve për deputet dhe ndërhyrjet tjera gjatë procesit zgjedhor”, ka shtuar ai.
“Kjo praktikë në kontinuitet veçse sa e ka dëmtuar përfaqësimin qytetar në Kuvendin e Kosovës. Krahasimi i përfaqësimit qytetarë nëpër legjislatura, flet më se miri”, ka shtuar ai.