Krasniqi e Sveçla në Kuvend pas rrahjes së mbrëmshme

Krasniqi e Sveçla në Kuvend pas rrahjes së mbrëmshme

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi dhe ai i VV-së, Xhelal Sveçla po marin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

Ata mbrëmë u përfshinë në një përplasje fizike pas debatit në KTV.

Të dy janë ulur te ulëset e partisë, përderisa asnjëri prej tyre nuk ka thënë asnjë fjalë për incidentin, shkruan Insajderi.

Në lidhje me këtë rrahje sot ka folur për Insajderin edhe deputeti i Nismës, Enver Hoti.

Ai ka thënë se incidenti më shumë ka qenë një mosmarrëveshje verbale, apo siç e ka quajtur ai “mosmarrëveshje futbollistike”. /Insajderi.com