Krasniqi-Goodman: Së shpejti me institucione të reja, larg klientelizmit

Krasniqi-Goodman: Së shpejti me institucione të reja, larg klientelizmit

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë dhe fillimit të numërimit të votave, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka deklaruar se këto zgjedhje të jashtëzakonshme kanë folur për një kulturë të lartë demokratike, që elektorati ka shprehur gjatë procesit të votimit.

Tutje, Krasniqi-Goodman shtoi se së shpejti vendit do të ketë institucionet e reja, “me njerëz të rinj e që do të drejtojnë me mentalitet të ri, me koncepte të reja bashkëkohore, larg familiarizmit e klientelizmit të dekadës së fundit”

Këto zgjedhje të jashtëzakonshme, kjo ditë e shënuar për të ardhmen e popullit, të cilit i përkas, folën për një kulturë të lartë demokratike, që elektorati shprehu gjatë procesit të votimit. Në kushte kohore, shëndetësore e politike, që mund të koincidojnë veç një herë në njëmijë, populli i Repblikës së Kosovës, demostroi qetësi, maturì dhe entusiazëm njëkohësisht.

Kjo është fitorja e parë, e dyta është ajo që tashmë e njohim: predominimi i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar ndër të tjera kandidatja për deputete//Insajderi.com