Krasniqi i dërgon letër Kurtit, kërkon reagim urgjent ndaj pandemisë

Krasniqi i dërgon letër Kurtit, kërkon reagim urgjent ndaj pandemisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të martën i ka dërguar një letër kryeministrit, Albin Kurti, duke shprehur shqetësimin lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.com.

Përmes kësaj letre, Krasniqi kërkoi një reagim urgjent dhe një angazhim maksimal të institucioneve shtetërore.

Tutje, ai ka kërkuar se e konsideron të domosdoshëm ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin për ta trajtuar pandeminë, pasi që duhet për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Po ashtu, Krasniqi tha se PDK e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e pushimeve dhe kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, teksa shton se janë të gatshëm të përshpejtojnë marrjen e vendimeve për tejkalim të kësaj tragjedie.

“Na duhet një front i përbashkët, e jo një luftë e brendshme politike, për t’i dalë në ballë pandemisë dhe krah nevojave të qytetarëve”, thuhet ndër të tjera në postimin e Krasniqit.

Ndryshe, për shkak të situatës së rënduar me pandeminë, është krijuar Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të situatës ku edhe është mbajtur mbledhja e parë të martën./Insajderi.com