Krasniqi ia kujton Kurtit një thënie për xhipat

Krasniqi ia kujton Kurtit një thënie për xhipat

Ish-pjesëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, i ka kujtuar Albin Kurtit një deklaratë për “xhipat”.

Kjo pasi Kurti në një takim elektoral në Vushtrri është parë “në xhip”, teksa përshëndeste  masën.

“Me Qeverinë e Vetëvendosjes truprojat do t’i shihni përrreth prokurorëve e gjykatësëve, e jo rreth politikanëve.

“Edhe një citim tjetër liderit suprem, që rrugën drejt pushtetit e ndërtoi duke kundërshtuar xhipat me xhama të zi që ndajnë politikanët nga qytetarët”, ka shkruar Krasniqi.

Partia Socialdemokrate ka publikuar disa thënie të Kurtit kur kritikonte politikanët për “xhipat”. /Insajderi.com

 

Edhe një citim tjetër liderit suprem, që rrugën drejt pushtetit e ndërtoi duke kundërshtuar xhipat me xhama të zi që ndajnë politikanët nga qytetarët.

Posted by Frashër Krasniqi on Saturday, 6 February 2021