Krasniqi kërkon mbylljen e lokaleve të masazhit, i quan biznese të pista

Krasniqi kërkon mbylljen e lokaleve të masazhit, i quan biznese të pista

Profesori Milazim Krasniqi i ka quajtur biznese të pista lokalet e masazhit të cilat veprojnënë Prishtinë, duke kërkuar urgjentisht që të mbyllen.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se në shumë lagje të Prishtinës janë të përhapura lokalet e ashtuquajtura të masazhit, të cilat ofrojnë shërbime me gjasë të palejueshme.

 

 

Ai ka drejtuar një pyetje për Komunën e Prishtinës, se pse lejon hapjen e këtyre bizneseve të cilat i ka quajtur “të pista”.

Kontrollet të cilat bëhen në to, Krasniqi i ka quajtur spektakle ndërkaq ka thënë se ato as nuk është dashur të hapen në radhë të parë e tashmë duhet të mbyllen.

“Shërbimet adekuate për nevojlitë, i ofrojnë klinikat dhe ambulancat fiziatrike, ku ka personelë të kualifikuar. Jo vajzat adoleshente, pa libreza pune”, ka përfunduar Krasniqi.

Ndryshe, javën e kaluar Policia e Kosovës ka kryer operacionin “Masazha 2019”, nga ku në bashkëpunim me inspektoratin e ATK-në kanë mbyllur disa lokale të tilla e madje kanë arrestuar disa persona, përfshirë këtu edhe vajza të mitura.