Krasniqi kërkon nga Qeveria paga më të dinjitetshme për punëtorët shëndetësorë

Krasniqi kërkon nga Qeveria paga më të dinjitetshme për punëtorët shëndetësorë

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, është deklaruar rreth vështirësive dhe sfidave gjatë kohës së pandemisë, para kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili po qëndron për vizitë në ShSKUK, njofton Insajderi.

Krasniqi ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me pagesën e punëtorëve shëndetësorë, për të cilët thotë se meritojnë paga më të dinjitetshme, duke kërkuar kështu nga qeveria që atyre tu krijohen kushte më të mira pune.

Ai tutje tha se falë donacioneve të ndryshme si ato lokale dhe të organizatave të shteteve mike, kanë ndihmuar jashtëzakonisht insitucionet shëndetësore.

Drejtori i Shërbimit Spitalor më tej theksoi se janë duke i bërë përgatitje në rast se virusi shfaqet edhe vazhdon prezencën edhe gjatë dimrit, duke akomoduar e duke rivitalizuar pjesë të ndryshme të objekteve shëndetësore. /Insajderi.com