Krasniqi: Kosovës i nevojitet dikush që punon pas orës 16:00

Krasniqi: Kosovës i nevojitet dikush që punon pas orës 16:00

Ministri në largim i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri në largim ka zvarritur shumë punë në qeverisjen e tij.

“Ka pas projekte që janë shty për dy vite, më janë dashur dy vite për t’i bindur”.

“Ne kemi diskutuar në Qeveri për gjëra me nga tetë muaj dhe ato prapë janë shtyrë”.

“Kosovës i duhet një njeri që e kryen punë, një njeri që punon 12 orë së paku, një njeri që nuk e përfundon punën në ora 16:00”.

“Na duhen njerëz që kanë lidership, guxim, potencial, njerëz që marrin vendime – kjo nuk ka qenë në qeverisjen e kaluar, këtë do ta realizojnë Veseli e Haradinaj”.

Këto komente Krasniqi i ka bërë në Zonën e Debatit në Klan Kosova. Ai tutje ka thënë se PDK pa asnjë dyshim do të dalin fitues.

“Koalicioni tjetër nuk kanë mundësi ta mundin PDK-në”. “Pacolli në asnjë mënyrë nuk mund të ja sjell fitoren LDK-së”.

Krasniqi tutje ka treguar se si është marrë vendimi për ta kandiduar Haradinajn kryeministër.

“Asnjëherë nuk e kemi diskutuar në debatet tona që të kemi koalicion parazgjedhor, ka qenë vendim i tij, por të cilin nuk e ka marrë pa u konsultuar edhe me disa prej nesh nga kryesia”.

“Nuk ka qenë e lehtë, por ai ka qenë jashtëzakonisht racional dhe bindës se ky veprim është i mirë për Kosovën”.