Krasniqi kritikon VV-në për bllokim të Kuvendit

Krasniqi kritikon VV-në për bllokim të Kuvendit

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se partia e tij po kërkon zgjidhje të krizës, pasi bllokada nuk i konvenon askujt.

Ai ka thënë se ikja e Vetëvendosjes nga konsultimet është shenjë që kjo parti po kërkon vazhdim të bllokadës.

“Kjo ndërlidhet me mentalitetin e VV-së. Ikja prej konsultimeve dhe diskutimeve tregon se ka vullnet për ta vazhduar bllokadën. Unë besoj se kjo nuk është në dobi të vendit dhe as partive”, tha Memli Krasniqi për TV21.

Sipas tij, seancat e Kuvendit janë duke u drejtuar në mënyrë arbitrare nga Adem Mikullovci, i cili sipas Krasniqit po i mbron qëndrimet e shefave të tij në VV.