Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Kurti “po pushon në Greqi”, përderisa mbi 1.500 persona janë helmuar në Deçan.
Këto komente ai i bëri në Prizren, komunë për të cilën tha se “po keqqeveriset” nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Prizreni i ka humbur katër vite për gjitha këto mundësi që i ka”.
Ai shtoi se përkundër se Prizreni është qyteti dytë më i madh në Kosovë qëndron mbrapa Ferizajit për nga potenciali aktual ekonomik, duke akuzuar pushtetin lokal.
“Ky është modeli i qeverisjes së Vetëvendosje, në Prishtinë, Prizren e Kosovë”.
Krasniqi, gjithashtu shtoi se është e pakuptueshme për buxhetin që i tepron Komunës së Prizrenit.
“Si ka mundësi Prizreni me gjithë këto probleme t’i teprojnë 20 milionë euro”, theksoi Krasniqi. /Insajderi.com