
Partitë opozitare, veçanërisht Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, po kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë së paku deri në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka konsideruar se nuk është koha që vendi të shkojë në zgjedhje.
“LDK-ja po flet për mocion qe së paku pesë muaj, por ata as nuk e kanë guximin e as nuk janë të sinqertë në këtë deklarim. Përndryshe, le të urdhërojnë që sot e le ta procedojnë mocionin”, ka thënë ai për “Zërin.
Sipas tij, çdo parti serioze duhet të jetë në çdo kohë e përgatitur për zgjedhje dhe siç ka thënë ai, PDK-ja ka strukturat më të konsoliduara për çfarëdo procesi zgjedhor.