Krasniqi: Mbështetja e komunave prioritet, brenda 100 ditëshit publikojmë dokumentin e ndikimit të pandemisë

Krasniqi: Mbështetja e komunave prioritet, brenda 100 ditëshit publikojmë dokumentin e ndikimit të pandemisë

Ministri i Administrimit dhe Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se mbështetja e komunave në menaxhimin e pandemisë është prioritet, duke njoftuar se janë në komunikim me komunat për të parë gjendjen dhe kërkesat në mënyrë që të ndihmohen nga niveli qendror, transmeton Insajderi.

Krasniqi thotë se mbështetja e komunave për menaxhimin e pandemisë është prioritet.

“Prioritet e kemi mbështetjen e komunave për menaxhimin e pandemisë, pra të kenë mbështetjen e nivelit qendror. Jemi në koordinim të drejtpërdrejt. Jemi në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë për furnizim me barna të listës esenciale, po mundohemi që komunat të përfitojnë nga buxheti ynë”, tha ai.

Krasniqi, tha se brenda 100 ditëshit do të përgatisim një dokument se çfarë duhet të punohet dhe ndikimin që pandemia ka pasur te komunat.

“Pandemia kërkon kujdes të veçantë, por kemi filluar dhe brenda 100 ditëshit do të përgatisim një dokument se çka është mangu dhe çfarë duhet të bëjmë lidhur me ndikimin që ka lënë pandemia në komunat”, tha ai.

Ministri foli edhe për çështjen e buxhetit që komuna shpenzojnë në gjykata, për të cilën tha se do të angazhohen që këto mos të ndodhin. /Insajderi.com