Krasniqi: Mbi 90% të barërave që përdoren si anti-COVID, i kemi në spitale

Krasniqi: Mbi 90% të barërave që përdoren si anti-COVID, i kemi në spitale

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka siguruar qytetarët që spitalet janë të furnizuara me shumicën e barërave kundër COVID-19, transmeton Insajderi.

Sipas tij, afër 90 për qind e barnave që përdoren për ta shëruar Coronavirusin janë në klinika dhe spitale.

Krasniqi ka njoftuar se e vetmja barnë që mungon është Remdiseviri.

“Ne krahas mungesave që i kishim vitin e kaluar, që nga janari i këtij viti kemi arritur të sigurojmë gati të gjitha barërat të cilët janë në udhërrëfyes, përveç Remdesiverit”, ka pohuar ai në Kanal10./Insajderi.com