Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet që sot humbën familjarët e tyre.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë së më trishtim e mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik që ka ndodhur në Kroaci.

‘’Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci të një autobusi me bashkëatdhetarë që po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që sot humbën më të dashurit e tyre dhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë’’, ka shtuar Krasniqi.

Tutje ai ka falënderuar autoritetet kroate që po bëjnë gjithçka për t’iu gjendur pranë të aksidentuarve.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka raportuar se deri në ora 11:30, janë raportuar dhjetë persona të vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë që ka ndodhur në Kroaci, ku një autobus nga Kosova doli nga rruga mëngjesin e së dielës.

Po ashtu MPJD, ka njoftuar se 15 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore e 44 të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore.

69 pasagjerë ishin gjithsej në autobus që po vinin nga Gjermania për Kosovë. Kompania “Deva Tours”, konfirmoi se të gjithë ishin mërgimtarë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë e angazhuar në orët në vazhdim për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të lënduar dhe për t’iu asistuar bashkatdhetarëve dhe familjarëve të tyre në të gjitha procedurat e nevojshme”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./Insajderi.com