
Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se kjo parti po rritet dhe fuqizohet dhe se do të del fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.
Ai në emisionin Pressing ka shtuar se “PDK-ja ka një rikthim dhe fuqizim të strukturës organike dhe bazës tonë”.
Krasniqi, tutje ka folur edhe për parimet dhe konsistencën që e ka pasur PDK-ja deri më sot.
Sipas tij, vetëm partia ku ai bën pjesë nuk ka ndërruar qëndrime dhe ka qenë bashkëpunuese pa përjashtuat askënd në mënyrë kategorike siç bëjnë partitë tjera.
Krasniqi ka folur edhe për refuzimin e PDK-së për t’u futur në koalicion parazgjedhor me Nisma-në, duke shtuar se ata dhe partia e Limajt kanë dallime ideologjike./Insajderi.com