Krasniqi: Në mungesë të njohjes, gjithçka tjetër është e rrezikshme për Kosovën

Krasniqi: Në mungesë të njohjes, gjithçka tjetër është e rrezikshme për Kosovën

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka komentuar marrëveshjen e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.

Në Emisionin “Debat Plus”, Krasniqi  ka thënë se “ka shqetësime për dakordimin e palës kosovare për fizibilitetin e liqenit të Ujmanit si resurs i madh ujor i Kosovës”

“Ideja se mund të ketë një bashkëpronësi (të liqenit), është shqetësuese jashtë kontekstit të njohjes reciproke (Kosovë-Serbi). Shtetet që e njohin njëra-tjetrën arrijnë marrëveshje që janë edhe në kuadër të marrëveshjes ndërkombëtare për shfrytëzimin e ujërave. Këtë jashtë kontestit të njohjes reciproke, e shohim të rrezikshme për shkak të mundësisë së hapjes së çështjes së resurseve tjera të Kosovës”.

Një tjetër shqetësim ai e ka përmendur hyrjen e Kosovës në mini-Shengen, kundër të cilit janë shprehur më herët krerët e institucioneve të Kosovës.

“PDK e refuzuar ftesën për të qenë pjesë e delegacionit shtetëror në bisedime me Serbinë, por Krasniqi thotë se kjo parti ka mbështetur arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në Uashington, gjë e cila nuk ndodhi në tavolinën e bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë”.

“Ne si PDK e kemi mbështetur delegacionin dhe mbështesim një marrëveshje që i jep fundin një konflikti. Kjo nuk ndodhi. Shkuarja me një delegacion të madh atje nuk ka qenë serioze”, tha Krasniqi, duke shtuar se në mungesë të njohjes, gjithçka tjetër është e rrezikshme për Kosovën.

Krasniqi e ka quajtur jetike përfshirjen e SHBA-së në procesin e dialogut, pas rrezikimit të raporteve nga ana e ish-Qeverisë Kurti, teksa ka shtuar se në takimin në Shtëpinë e Bardhë s’ka pasur ‘thika mbi harta’ sikurse kishte thënë kreu i Vetëvendosjes rreth shkëmbimeve territoriale Kosovë-Serbi./Insajderi.com