
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nëse vazhdon ky trend i rritjes, kjo parti do të udhëheqë me Qeverinë, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, transmeton Insajderi.
Krasniqi në emisionin Pressing në T7 u shpreh se gara për vendin e parë do të jetë mes tyre dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“PDK do të korr rezultat të madh me 14 shkurt. Nëse vazhdon ky trend, PDK e udhëheq Qeverinë pas 14 shkurtit. Kjo është garë mes VV-së dhe PDK-së”, tha ai.
Sipas Krasniqit, PDK është pengesa e vetme në Kosovë për kryetarin e VV-së, Albin Kurti, dhe se janë kundërshtarët e vetëm të tij.
Partitë politike janë në fushatë zgjedhore e cila ka filluar me 3 shkurt dhe do të zgjasë deri më 13 shkurt. /Insajderi.com