Krasniqi: Nga korriku 73 fëmijë u trajtuan për COVID-19

Krasniqi: Nga korriku 73 fëmijë u trajtuan për COVID-19

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka vizituar fëmijët që po trajtohen në Klinikën Pediatrike në QKUK, të infektuar me COVID-19, njofton Insajderi.

Ai në Facebook ka njoftuar se që nga korriku kur reparti për Coronavirus ishte hapur, janë trajtuar 73 fëmijë.

Krasniqi ka bërë apel nga aty që gjatë festave të fundvitit të respektohen masat anti-COVID./Insajderi.com